17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

U takua me Nikollën, Kim: Kënaqësi të shohësh parlamentin e rikthyer me fuqi të plotë dhe opozitën prezente

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka takuar kryetaren e re të Kuvendit Lindita Nikolla, në Kryesinë e Kuvendit.

Pak orë pasi u miratua qeveria e re, Yuri Kim diskutoi për rreth 30 minuta me kryeparlamentaren e re.

Në një reagim në Twitter, Kim zbuloi më shumë rreth këtij takimi: “Kënaqësi të uroja Lindita Nikollën për zgjedhjen e saj si Kryeparlamentare. Më bëhet qejfi të shoh parlamentin e rikthyer me fuqi të plotë, opozitën prezente dhe duke ngritur zërin. Respekti për pikëpamjet e ndryshme, debatin civil dhe bashkëpunimin aty kur është i mundur janë thelbësore për demokracinë dhe besueshmërinë përpara votuesve”.

Ky takim mes Kim dhe Nikollës vjen pas seancës maratonë, e cila nis dje në orën 10:00 dhe përfundoi mëngjesin e sotëm, ku edhe u votua qeveria e re “Rama 3”. Gjithashtu, ky është takimi i parë i ambasadores me kryetaren e re të Kuvendit, pasi parlamenti i ri ka nisur punimet.

Nikolla e cila u zgjodh më 10 shtator me 79 vota pro dhe 4 kundër do të drejtojë Kuvendin për 4 vitet e ardhshme.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com