12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

U quajt “hero” në Suedi pasi shpëtoi fqinjin nga flakët, humb jetën shqiptari

Qelman Qibini, shqiptari nga Tepelena, i cili arriti të shpëtonte jetën e fqinjit në Suedi, i cili rrezikohej nga flakët që pushtuan banesën e tij, është ndarë nga jeta.

Shkak është bërë një sëmundje e rëndë, nga e cila Qibini vuante prej kohësh.

Mediat suedeze asokohe i kushtuan vëmendje veprimit të shqiptarit, duke e kthyer në “hero”.

“Dëgjova nga jashtë që ai po bërtiste dhe hyra brenda flakëve. Nëse nuk do të ndërhyja dhe personi do të kishte vdekur, do ishte shumë e vështirë të jetoja me këtë mendim”, tha ai dikur për mediat suedeze.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com