U paralajmërua se do bëhej “magnet” për bandat kriminale, Ronaldo merr masa të menjëhershme

 U paralajmërua se do bëhej “magnet” për bandat kriminale, Ronaldo merr masa të menjëhershme

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po mbrohen nga binjakë që shërbyen si ushtarë në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan.

Vëllezërit u panë me sulmuesin e Manchester United ndërsa ai përgatitej të udhëtonte në Zvicër në shtator me pjesën tjetër të skuadrës për një ndeshje të Ligës së Kampionëve menjëherë pasi ata u punësuan.

Një burim i brendshëm tha për mediat lokale:

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

“Sergio dhe Jorge vishen elegantë dhe duken shumë normalë. Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por ata janë të shpejtë për të menduar, parë dhe vepruar në momentin e duhur.”

Siguria e Ronaldos ra në sy kur binjakët e shoqëruan atë në aeroportin e Mançesterit para disa kohësh. Dyshja, identiteti i të cilëve nuk ishte bërë publik, e ndihmuan sulmuesin me bagazhin e tij.

Raportet e asaj kohe thanë se portugezi dhe familja e tij do të merrnin mbrojtje gjatë gjithë kohës pas kthimit të tij në Old Trafford.

Vëllezërit u panë përsëri me Ronaldon pasi ai u kthye në Aeroportin e Mançesterit pas humbjes 4-1 të skuadrës së tij ndaj Watford .

36-vjeçari thuhet se kishte ndërmarrë hapa për të rritur sigurinë e tij pasi u paralajmërua se do të bëhej një ‘magnet’ për bandat kriminale.

Të ngjashme