“U luta që të mos vdisje pa e mësuar se çfarë plehre je”/ Leka Bungo hakmerret ndaj Sokol Ballës

 “U luta që të mos vdisje pa e mësuar se çfarë plehre je”/ Leka Bungo hakmerret ndaj Sokol Ballës

Gazetari dhe njëherësh drejtuesi i departamentit të informacionit, Sokol Balla, një ditë më parë u raportua se ka përfunduar në spital, për shkak të një infarkti që kishte pësuar.

Reagimet kanë qenë të shumta, por në sy ka rënë një reagim i artistit, regjizorit Leka Bungo.

Ky i fundit ka rikthyer në kujtjesë një deklaratë të Ballës pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artjan Tepelenës.

Me ikjen nga jeta të Tepelenës, Balla ndër të tjera shkruante, “Thonë se zoti i merr të mirët më herët se i do pranë vetes. Këtë bëri edhe sot, na mori Tanin dhe na la Lekën”.

Sot ka ardhur edhe kundërpërgjigjja nga Leka Bungo, i cili i drejtohet Ballës,  duke i shkruar se pasi ka dëgjuar çfarë I ka ndodhur i është lutur perëndisë që mos ta merrte, por ta linte gjallë, sepse I vdekur nuk mund të mësonte se çfarë plehre ishte.

“Disa muaj më parë ti (SokolBalla)”akuzove “Perëndinë se kishte gabuar rëndë tek i mori jetën të ndjerit Artjan Tepelena dhe la gjallë Leka Bungon, alias mua. Ndërsa unë, mbrëmë, kur lexova ne shtyp se Sokol Balla ishte në rrezik për jetën sepse kish kaluar infarkt, ju luta Perëndisë që mos të të mirrte por të linte gjallë. Jo se i hyn njeriu në punë, por sepse i vdekur nuk do të mund të mësoje se çfarë plehre ishe kur qe gjallë”, shkruan Bungo.

Të ngjashme