U largua nga emisioni, konkurrenti i “Për’puthen” ka dy fjalë për Bora Zemanin: Nëse të gjithë kanë… (FOTO)

Në puntatën e mbrëmjes së djeshme të “Për’puthen Prime” kanë ndodhur shumë largime. Pasi Alesia dhe Albi i dhanë fund lidhjes së tyre, ky i fundit ka vendosur që të largohet përfundimisht nga emisioni i dashurisë.
Ndërkohë në rrjetet sociale, Albi ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet së bashku me moderatoren e programit, Bora Zemani. Bashkëngjitur me foton në fjalë, ai ka shkruar edhe disa fjalë të bukura për të.
“Nëse të gjithë kanë parë 7 Mrekulli të botës unë kam parë të 8-ën. Bora Zemani, faleminderit për këto 6 muaj që më ke duruar aty”, ka shkruar Albi.