4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

U kapën në “shtëpi bari” në Angli, dënohen me burg 3 të rinjtë shqiptarë (Foto+Emrat)

Tre shqiptarë janë dënuar me nga 39 muaj burg secili nga Gjykata në Britaninë e Madhe, pasi ishin përfshirë në krijimin e fermës më të madhe të kultivimit të kanabisit në Lincolnshire në Angli. Nëse droga do të hidhej në treg, do të kapte shifrën diku te 800 mijë paund.

Gjatë bastisjes së fermës, policia ka arrestuar Xhemal Derdin, 24 vjeç, Ismail Elezi, si dhe Alfred Alla, 21 vjeç. Ky i fundit u gjet i fshehur në tubat e ventilimit.

Autoritetet thanë se ferma e sekuestruar është më e madhja e gjetur ndonjëherë në Lincolnshire.

Shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Britani që prej 25 marsit të këtij viti.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com