4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

U kapën duke shitur drogë, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij italiane

Një shqiptar dhe partnerja e tij italiane janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë H. L, 46 vjeç, dhe C.G, 43-vjeçe, italiane, të dy me precedentë penalë.

Ata u vunë re nga agjentët e antidrogës në një bar, teksa po shkëmbenin diçka me një klient tjetër në këmbim të parave. Ky i fundit, i ndaluar jo shumë larg lokalit iu nënshtrua kontrollit, ku iu gjet një mbështjellëse që përmbante një sasi të vogël kokaine. Në atë moment, oficerët e tjerë ndaluan shqiptarin.

Për rrjedhojë, u krye një kontroll banese ndaj 46-vjeçarit, përsëri në komunën e Kantos. Me të hyrë, gruaja tentoi të hidhte çantën e saj nga ballkoni. Pas marrjes së çantës, përveç sendeve personale të zonjës, agjentët gjetën një sasi prej 254 gram kokainë, e ndarë në dy pako.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com