U hodh nga lartësia e apartamentit ku banonte, humb jetën 69-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e rënies nga lartësia e apartamentit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në rrugën “Kole Koçi” ku dyshohet se shtetasi Q. B.,është vetëhedhur e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *