8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

U gjet i vrarë në makinë në Babicë të Vlorës, ja kush është viktima

Personi që shihni në foto është Xhuljan Bullari, i riu që u gjet i vrarë në një makinë sot në Vlorë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Babicë të qytetit bregdetar. Siç u raportua edhe më herët ndaj të riut u qëllua me tre plumba, ku njëri e ka kapur në kokë, duke i marrë jetën në vend.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës Fiat Punto me targa TR 3437 R. Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë pasur i riu.

Xhuljano Bullari nuk është emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2018 ishte arrestuar për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm sirianë, ku u kap bashkë me një të ri tjetër duke transportuar 7 shtetas sirianë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com