5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

U aksidentuan pasi po ktheheshin nga Laçi, reagon shoqëruesi i Sali Berishës

Ervis Tusha, truproja i Sali Berishës ka dhënë detaje lidhur me aksidentit e ndodhur në aktin Milot-Mamurras.

Ai është shprehur se shkak është bërë një makinë me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

“Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje.

Fale aftësisë të shoferit të makinës së z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të forte për ta shmangur ku si pasoje është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostrade në korsin e gabuar. Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mire shëndetësore, përfshirë doktor Berisha. Ervis Tusha”, shkruan ai.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com