-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

“Tubimi Berisha, Rama, Meta dhe oligarkët në Arenën e Hajnisë s’është Kuvend i demokratëve”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje direkte me emisionin Opinion në Tv Klan është shprehur se në 11 Dhjetor nuk do ketë Kuvend të demokratëve.

Basha u shpreh se Kuvendi i 11 Dhjetorit është tubim i Berishës, Ramës, Metës, oligarkëve dhe krimit të organizuar në arenën e hajnisë.

Nuk do Kuvend të tillë Sali Berisha, nuk do rregull, nuk do komisione statutore, nuk do komisionin e Kuvendit. Nuk do numërim votash, nuk do ballafaqim, nuk do të vërtetën, nuk do fakte. Do të përballet me faktet që i ka marrë vesh dhe një fëmijë 10 vjeç. Problem i Sali Berishë është shpallja e tij non grata nga SHBA.

Sali Berisha kishte në dorë të organizonte mocion mosbesimi, i ka statuti të gjitha, ju e dini fare mirë. Ju i dini fare mirë rrugët e për mocion mosbesimi. Në 11 nuk ka asnjë forum të Partisë Demokratike. Tubimi, Berisha, Rama, Meta, plus oligarkët dhe krimin e organizuar në arenën e hajnisë nuk është Kuvend i demokratëve, është një turp për Shqipërinë. Një turp  që do të mbahet mend si një përpjekje për t’iu kundërvënë aleatit tonë strategjik. Duke shkrirë bashkë interesat e trekëndëshit të Bermudës, oligarkëve dhe krimit të organizuar që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është”, u shpreh Basha.

TË NGJASHME

TË FUNDIT