8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Tritan Shehu kritikon DASH: Si mund të thoni që Lazarati është zonë e pasigurt? Hakërim provokativ

Tritan Shehu ka reaguar për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili sot njoftoi të gjithë shtetasit amerikanë që duan të udhëtojnë në vendin tonë, që të tregojnë kujdes për sigurinë në jug të vendit, në Lazarat.

Departamenti thotë se situata e sigurisë atje është e paqëndrueshme dhe Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur udhëtarët.

Skaq, Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se ka mbetur pa fjalë nga ky njoftim i DASH, ndaj fton këdo që të shkojë bashkë me të në Lazarat, për të parë që situata në fshatin e vogël në jug të vendit është krejt ndryshe.

Reagimi i plotë:

Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Web Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.

Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ.

Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe.

Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga regjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA.

Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com