
META – Sipas Biblës 77-ta e Saliut është vetë përsosmëria. Amerikës i mbetet të jetë Djalli!
Nga Arben Duka
Që në 5 Korrik,
Saliu i ngratë,
i ka mbushur plot,
Shtatëdhjetë e Shtatë!
Meta sipas Biblës,
thotë -ky përvjetor,
i bije të jetë,
numër engjëllor!
Shtatëdhjetë e Shtata,
që ka xha Salia,
sipas Metës është,
vetë përsosmëria!
Dhe urimet venë,
tek Sala pasosur,
se tani Saliu,
është i përsosur!
Është i bardhë si dita,
jo i zi si nata,
po “përsosmërinë”,
e nxorrën “Non Grata”!.
Meta nuk ka hedhur,
një si punë falli,
se aktin kundër Salës,
e ka bërë djalli!.
Sipas skraparlliut,
që s’di ç’është frika,
djalli i vërtetë,
është Amerika!.
Ajo do ta vriste,
tek Mali me Gropa,
ndaj me provokime,
nuk mbaron kokëlopa!
Meta e lëshoi,
këtë lloj rakete,
se do ketë dëgjuar,
ndonjë gjë për vete!
Pastaj do shikojmë,
sa bukur do tallet,
ditën që nga DASHI,
si Sala do shpallet!