-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Tre mësime nga “Star Wars” për rënien e demokracisë

Nga David Kenny & Konor Kejsi

Mjedisi ynë politik, është shumë i mbushur me kërcënime ndaj demokracisë, që nga rritja e populizmit autoritar në mbarë botën, deri tek zgjerimi masiv i pushtetit shtetëror gjatë pandemisë së Covid-19, që nuk mund të zhbëhet kurrë plotësisht.

Si studiues të së drejtës kushtetuese, ne jemi të interesuar se si shfaqen këto kërcënime, dhe çfarë mund të bëhet me to. Në një studim të fundit, ne argumentojmë se mund të nxirren disa mësime të dobishme nga një burim befasues:seriali i famshëm “Star Wars.

Ju mund të mund të pyesni me të drejtë, pse i nxjerrim këto mësime nga Star Wars”, dhe jo për shembull nga Gjermania Vajmarit apo Roma e lashtë. Por ne gjykojmë se kultura luan një rol të rëndësishëm në rrëfimin e këtyre historive në një mënyrë të arritshme nga të gjithë.

Më shumë njerëz do të lexonin Jul Çezarin e Shekspiritsesa histori të hollësishme mbirënien e Republikës Romake. Dhe shumë më tepër njerëz do të shohin sagën e “Star Wars”,dhe do të reflektojnë mbi historitë e saj, sesa do të merren ndonjëherë në detaje me rreziqet e degradimit të demokracisë në shoqërinë tonë.

Star Wars nuk është thjesht një seri filmash fantastiko-shkencorë, por një dukuri kulturore. Historitë e tij kanë ndikim tek miliona njerëz. Nëse mund ta përdorim këtë serial për të nxjerrë në pah disa nga mënyrat se si vdesin demokracitë, kjo duket të jetë një përpjekje me shumë vlerë.

Lekskoni nr.1: Qeveritë shumë të forta, e kanë shpesh origjinën nga qeveri shumë të dobëta

Ngritja e Perandorisë në sagën e “Star Wars”, është një histori mbi rreziqet e përqendrimit të pushtetit tek një person, i cili mund ta keqpërdorë më pas në një mënyrë tiranike. Ky leksion vlen gjithmonë që të mësohet, pasi ky kërcënim është shumë real.

Në fakt, Star Wars” na jep edhe një leksion tjetër:një qeveri tepër e dobët, është një kërcënim i madh për demokracinë. Republika Galaktike në Star Wars”, është një sistem politik jofunksional. Senati është plot me anëtare konfliktualë, që përballë pushtimit të një planeti, formojnë një komitet hetimor.

Askush nuk ka besim tek lidershipi. Nuk ka asnjë ushtri, përveç Jedit, një urdhër i vogël fetar i magjistarëve të hapësirës. Edhe kur një lëvizje separatiste e kërcënon Republikën me njëforcë të madhe ushtarake, senati nuk bie dot dakord pëtë krijuar një ushtri.

Është ky dështim total i sistemit politik për të mbrojtur mirëqenien e Republikës, ai që i jep kancelarit Palpatin  që më vonë bëhet perandori i lig – fuqi emergjente për të vepruar në mënyrë të njëanshme. Ndërsa lufta vazhdon, ai fiton edhe më shumë pushtet, dhe senati i lutet që të qëndrojë në detyrë edhe pëshumë kohë pasi i skadon mandati.

Kështu hidhen themelet e Perandorisë:një qeveri tepër e dobët dështon, dhe njerëzit idrejtohen një udhëheqësi autoritar. Ky është quajtur paradoksi i Publiusit, i vërejtur nga babai themelues i SHBA-së, AleksandëHamilton.

Ai tha se nëse qeveria nuk do të ishte mjaftueshëm e fortë, udhëheqësve mund tu duhet në kohë krize që të kapërcejnë kufijtë e vendosur nga ligji, gjë që mund ta bëjë të pamundur kontrollin e tyre më vonë.

Leksioni nr 2: Vetëm përkushtimi ndaj ligjit, nuk do të na shpëtojë

Literatura mbi degradimin e demokracisë, sugjeron shpesh se shtetet mund ta shmangin tiraninë dhe diktaturën, përmes përkushtimit ndaj shtetit të së drejtës. Star Wars paraqet një kthesë interesante:vetëm përkushtimi ndaj ligjit nuk ndihmon.

Të gjithë në universin e Star Wars janë të fiksuar pas ligjshmërisë, madje edhe të këqijtëPor vetëm ndaj pajtueshmërisë formale me ligjin, dhe jo pasojave të këtyre veprimeve ligjore. Star Wars na kujton se ne nuk duhet ta gënjejmë veten duke menduar se njerëzit që përdorin gjuhën e ligjit, do të bëjnë gjënë e duhur.

Shumë regjime autokratike dhe jodemokratike në mbarë botën, e përdorin ligjin si një fasadëpër të justifikuar veprimet e tyre të gabuara. Për të penguar erozionin e demokracisë, ne duhet të shohim se si përdoret (dhe keqpërdoret) ligji.

Leksioni nr. 3: Konfuzioni në majën e pushtetit çon në kaos

Star Wars” na tregon rreziqet nga të mosditurit se kush është në krye. Në film, ne shohim një konfuzion serioz mbi atë të se kush është mbrojtësi përfundimtar i së mirës së përbashkët të Republikës dhe mbrojtësi i rendit kushtetues: kancelari suprem apo Këshilli i Jedit.

Është e qartë se që të dy e konsiderojnë veten si kujdestari i fundit i komunitetit politik.

Në fund mjeshtrin jediMejs Uindu, përpiqet të rrëzojë Palpatininpasi ai ka ndjerë” ekzistencën e një komploti për të shkatërruar JeditPrandaj ai arrin në përfundimin se Palpatin është shumë i rrezikshëm për t’u gjykuar dhe përpiqet ta ekzekutojë atë vetë.

Star Wars tregon rrezikun e të pasurit 2 gardianët rivalë të rendit politik, pa asnjë alternativë për të zgjedhur mes tyre. Ky tension kushtetues kalon në kaos, kur pretendimet e tyre kundërshtuese degradojnë në tiraniKëto janë leksione të rëndësishmedhe duhen mësuar nga kushdo që dëshiron të ndërtojë dhe të ruajë një shtet të qëndrueshëm demokratik.

TË NGJASHME

TË FUNDIT