Tre emrat e grupimit Alibeaj për Bashkinë e Tiranës

Grupimi Alibeaj ka marrë tre propozime nga të cilat mund të zgjedhë për kandidatin që do të përfaqësojë PD në Tiranë, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas burimeve, përveç Rudi Erebarës, janë propozuar edhe Jonila Godole dhe Roland Bejko.
Pas vendimit të KQZ për të regjistruar PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeaj dhe duke refuzuar Sali Berishën, ky grup bëri thirrje për regjistrimin e kandidatëve të Rithemelimit nën siglën e PD-së zyrtare. Por kërkesa u refuzua vazhdimisht nga pala tjetër.
Rithemelimi ka prezantuar si kandidat për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçin, ndërsa të shtunën PS-ja pritet të zyrtarizojë kandidatët e saj, ku për Tiranën Erion Veliaj është i sigurt drejt rikandidimit.