15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Tragjike! U zhduk para dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i adoleshentes

Humbi gjurmët para dy ditësh, gjendet trupi i pa jetë i adoleshentes 17-vjeçare.

Policia e Derbyshire në Angli thotë se ata besojnë se mbetjet e zbuluara në zonën e Birch Vale janë ato të 17-vjeçares Amy Hall.

Edhe pse identifikimi zyrtar nuk ka ndodhur ende, familja e Amy-t është vënë në dijeni të zbulimit. Amy u zhduk nga shtëpia e saj në Hayfield, rreth orës 1 pasdite të enjten e 9 shtatorit.

Nëna e saj zemërthyer Nicky Hall shkruajti në postimin e saj në Facebook: Nuk mund ta besoj këtë që po ndodh. Trupi i Amy-t u gjet i vdekur ditën e sotme, më vjen keq që po ju jap një lajm të tillë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com