13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Tragjedia në Bullgari, ky është babai që shpëtoi 6 persona, por jo djalin e tij 23-vjeçar

Orhan Aliti është njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari.

Ai kishte arritur të thyejë xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.

Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar, megjithatë ndihmoi 6 personat e tjerë të zbrisnin nga autobusi.

Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregoi për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 01:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend”, tha ai.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.

Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com