Tragjedi në brigjet e Italisë, foshnja mbytet gjatë operacionit të shpëtimit të emigrantëve në Lampedusa

 Tragjedi në brigjet e Italisë, foshnja mbytet gjatë operacionit të shpëtimit të emigrantëve në Lampedusa

Një foshnjë pesëmuajshe është mbytur gjatë një operacioni shpëtimi në Lampedusa, ndërsa ishulli më jugor i Italisë lufton për të përballuar një numër të paprecedentë emigrantësh që mbërrijnë nga deti nga Afrika e Veriut, shkruan Reuters.

Varka me të cilën po udhëtonte foshnja u përmbys pak para se të kapej nga roja bregdetare italiane. Të gjithë pasagjerët e tjerë u shpëtuan, përfshirë nënën e foshnjës, një adoleshente nga Guinea. Ai tha se emigrantët ishin nisur nga qyteti i Tunizisë, Sfax, një pikënisje e njohur për udhëtimet detare në Evropë.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Në përgjithësi, rreth 123,860 emigrantë me varka kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave më të fundit të ministrisë së brendshme. Shifra është pothuajse dyfishi i asaj që u regjistrua në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme