12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Trafiku i armëve është zhvendosur online

Pandemia ka ndikuar që të shfaqen forma të reja të trafikimit të armëve të zjarrit, përmes kolive postare apo postës së shpejtë, tregtimit të paligjshëm online, apo dhe prodhimit të pjesëve të armëve në 3D pa lejen e strukturave përkatëse.

Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në strategjinë e planit të veprimit për kontrollin e armëve të vogla, të lehta, municioneve dhe eksplozivëve. Me ndryshimet e reja ministria synon të mbledhë aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, në luftën kundër keqpërdorimit, zotërimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Plani i veprimit parashikon periudhën nga viti 2022 deri në 2024, ky synohet të bëhen dhe ndryshime në kodin penal. Konkretisht ndryshimin e dispozitave aktuale për kriminalizimin e disa formave të veprave penale që përbëjnë forma të reja të kërcënimeve në fushën e armëve të vogla dhe të lehta, municioneve dhe eksplozivëve si: tregtimi online i armëve të zjarrit, municioneve dhe pjesëve të tyre, si dhe pjesëve që shërbejnë për të përshtatur armët e zjarrit.

Gjithashtu janë propozuar edhe masa për kriminalizimin e mbajtjes pa leje të pjesëve të armëve të fabrikuara përmes printimit 3D ose prodhimit të tyre në mënyrë artizanale. Rishikimi i Kodit Penal synon reflektimin e risive të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për keqpërdorimin e armëve, zotërimin e paligjshëm të armëve dhe për trafikimin e armëve.

Plani i ri i Ministrisë së Brendshme, ka parashikuar që të sigurohet akses nga Policia e Shtetit në databazën e doganave. Gjatë kësaj periudhe, është planifikuar të bëhet kontroll dhe verifikim të figurës (vetting) për operatorët ekonomikë, personelin përfshirë këtu (administrator, pronar, punonjës) që kanë objekt veprimtarie importimin, trazitimin dhe tregtinë e armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve.

Duke qenë se ka ndryshuar mënyra e trafikimit të armëve, plani i veprimit përfshin dhe mbështetjen e nevojave të hetimeve online të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, në rastet e infiltrimeve dhe blerjeve të simuluara.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com