5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“Toyota Yaris”, Artur Zheji sulmon Berishën: Doktori si gogol, i dyshuar se ndau lekët me Bashën. Hedh baltë për të bërë pis

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, analisti Artur Zheji foli në lidhje me çështjen e Toyota Yaris dhe akuzat që ish-kryeministri Berisha i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha për marrjen nën hetim nga prokurorët belgë.

Zheji u shpreh se një analizë e thjeshtë logjike e deklarimeve të ish-kryeministrit Berisha, bën që të kuptosh se akuzat janë të montuara. Sipas tij kjo është një përpjekje për të bërë pis imazhin e Bashës, pasi nëse Berisha ashtu siç deklaron se e ka ditur këtë çështje që nga viti 2020 atëherë ai është fajtor gjithashtu pasi ka heshtur, ose fajtor pasi ka ndarë lekët

“Unë nuk jam prokuror, por nuk ka nevojë të jesh prokuror për të kuptuar që këtu ka një montim të situatës. Doktori thotë se kishte informacion që në vitin 2020 se Lulzim Basha, ishte i përfshirë në ngjarjen e “Toyota Yaris”. Doktori thotë që ka qenë i përfshirë, ai e dinte në 2020-ën, u bënë zgjedhjet e 25 prillit, u bënë zgjedhjet në PD, por u desh 9 shtatori për ta thënë. Ti nëse e dije këtë informacion dhe e ke fshehur, je aq fajtor, ose ke ndarë lekët me personin që akuzon.

Kaq keq ka ardhur puna, sa goditjet nën brez mbushin hapësirën e argumenteve politikë. Nguti që ka doktori për ta bërë sa më pis dhe ta baltosi imazhin e Lulzim Bashës, imazh për të cilin ka kontribuar dhe ai vetë për ta ngritur aty ku është, është i tillë sa nuk i kursehet asnjë trillimi, asnjë gjysmë të vërtete. Është një tentativë për ta bërë pis me një informacion që ka thënë që e ka ditur që në 2020-ën.

Basha është munduar më shumë të ruaj të paprekur standardin e komunikimit që ai ka si një politikan i një gjenerate të re, të mos i përgjigjet pisllëkut me pisllëk, të mos i përgjigjet goditjeve nën brez me goditjet nën brez, por të qëndroj me sa mund në koordinatat e profilit të tij politik. Foltorja e Doktorit ka qenë një mësim edhe për mua, populli i do gjërat bardh e zi. Nuk pranon ngjyra, nuk pranon detaje. Nëse thua se ky është gogoli dhe ky është i zi, dhe unë jam shpëtimi, unë jam i bardhë, atëherë populli priret të shkojnë tek drita dhe jo tek gogoli, kur mund të jetë krejtësisht ndryshe.

Në këtë strategji të bardhezisë përdoret dhe kjo për të sterosur imazhin e Lulzim Bashës”, tha Zheji.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com