• 10/06/2023

Tjetër rast për shitblerjen e votës, shoqërohet kryetarja e PD në Dibër

 Tjetër rast për shitblerjen e votës, shoqërohet kryetarja e PD në Dibër

Një tjetër rast i shitblerjes së votës është regjistruar mbrëmjen e së premtes në zonën e Dibrës.

Policia ka shoqëruar 3 gra në fshatin Dars, një prej të cilave kryetarja e Partisë Demokratike në këtë zonë, të cilat ishin duke shpërndarë para tek disa banorë në këmbim të votës së tyre në zgjedhjet e së dielës.

TiranaWeb ka mundur të sigurojë pamjet teksa gratë futen në furgonin e policisë, të shoqëruar nga ofendimet e disa personave.

Të ngjashme