Tjetër ndryshim në qeverinë “Rama 3”, kush është emri i ri që i bashkangjitet kabinetit

Kryeministri Edi Rama ka bërë në 20 Tetor 2021 një tjetër emërim të rëndësishëm në Qeveri.
Përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave, Enkelejda Muçaj emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Muçaj ka qenë më herët kreu i Avokaturës së Shtetit.
Faqja e Kryeministrisë zbardh edhe vendimin e më poshtëm:
V E N D I M PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA