• 10/06/2023

‘Ti s’ke hedhur një ‘story’ me mua’! Kiara dhe Efi përqafohen dhe ‘pajtohen’ mes lotësh

 ‘Ti s’ke hedhur një ‘story’ me mua’! Kiara dhe Efi përqafohen dhe ‘pajtohen’ mes lotësh

Efi dhe Kiara janë pajtuar ditën e sotme pas një konflikti të madh që ndodhi mes dy vajzave të martën e spektaklit të madh.

Teksa të dyja janë pajtuar dhe i kanë lënë debatet për t’i sqaruar jashtë shtëpisë, dyshja është përqafuar.

Ajo që vihet re është Kiara e cila është parë e prekur nga e gjithë kjo dhe ka qarë.

Nuk dihet nëse gjithë akuzat që Kiara i ka bërë Efit në Prime ishin të vërteta apo keqmenaxhim i informacioneve që moderatorja ka marrë jashtë shtëpise, por duket se ditën e sotme ajo nuk ka zgjedhur të komentoj asnjë prej tyre.

Në këtë bisedë të shkurtër që kanë patur vajzat ditën e sotme në oborrin e shtëpisë, Efi ka vijuar dhe ka shprehur zhgënjimin e saj kundër Kiarës.

Të ngjashme