Alban Ramosaj kishte ditëlindjen. Dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urime të shumta nga ana familjarëve, miqve dhe fansave të tij të shumtë.
Një urim për vëllain e saj ka bërë edhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila përmes një postimi në Instagram ka zgjedhur fjalët më të bukura për të.
Beatrix ka ndarë pamje nga performance e Albanit nga performanca e tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh.
Këngëtarja, e cila atë kohë ishte pjesë e Big Brother VIP, ndoqi live performancën e tij në gjysmëfinalen e festivalit ku Albani performojë bashkë me Gjergj Lekan.
“Urime ditëlindje vëllait tim. E falënderojë Zotin çdo ditë që të ka sjell në jetën tim. Mbreti im, heroi im, gjithçka e imja. Të dua”, ka shkruar Beatrix në urimin e saj.
Ndryshe, kujtojmë që së fundi u tha se Beatrix i dha fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj me të cilin u lidh gjatë kohës që të dy ishin pjesë e BB VIP.