13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

“Thirrja e pazëshme” e Mateos

Nga Blerta Tafani

Sot mbushen 3 ditë nga largimi i një engjëlli nga ko jetë. Mateo Vasiu nuk mund të kuptonte cfarë monstrash mban ky vend. 8 vitet e tij, ishin pak për tu përgatitur, për ata që jeta tokësore do t’i vinte përballë.

Tashmë në shtëpinë Vasiu, vajtojnë për të tretat e djalit, por ndërkohë, një shpresë se mund të mblidhen firma, për ta dënuar me vdekje autorin, shihet si mundësi lirimi shpirtëror.

Procesi rezulton të jetë më tepër i pamundur se i vështirë për tu realizuar, por familjarët kanë insistuar ta dërgojnë në cdo qytet, përpjekjen e tyre, e cila niset më tepër nga emocioni sesa nga logjika…. Me shpresën, se mali që s’bzan, do të lëvizë nga grushti i revoltës.

Pas 3 ditëve, e mijëra mesazheve, drejtues institucionesh, njerëz publikë, funksionarë e politikanë, do të rikthejnë vëmendjen në rutinën për të cilën paguhen.

Mbase ata e mbyllën punën e tyre me 5 rreshta në facebook, e nuk kishin më kohë të merren me një cështje, e cila në fund të fundit, për ata, mund të konsiderohet…thjesht njerëzore.

Edhe kur ju drejtuam për një diskutim mbi këtë ngjarje, por edhe dukuritë që pasojnë, për ta, axhendat e tjera, ishin më të rëndësishme. Megjithatë, ne do të përpiqemi të bëjmë edhe punën e tyre.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com