“Thatë kurrë më” / Pas thirrjes ndaj ‘botës’, Biden telefonon presidentin ukrainas. Ja çfarë folën

 “Thatë kurrë më” / Pas thirrjes ndaj ‘botës’, Biden telefonon presidentin ukrainas. Ja çfarë folën

Pas sulmit me raketa në kullat televizive në Kiev, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar në Twitter duke i treguar edhe njëherë botës së çfarë po ndodh.

Në reagimin e tij në twitter, Zelensky pyet se çfarë kuptimi ka të vijosh të heshtësh në një kohë kur ende po vriten njerëz, dhe për më tepër që sulmi ndodhi pikërisht mbi memorialin ku për 80 vjet me radhë qëndronte mbishkrimi ‘Kurrë më’, që ishte një simbol për përkujtimin e viktimave të nazizmit.

‘Për botën: çfarë kuptimi ka të thuash “kurrë më” për 80 vjet, nëse bota qëndron e heshtur kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet…’, shkroi Zelensky në tëitter.

Pas kësaj, zhvilloi bisedë me presidentin e Amerikës, Joe Biden. “U diskutua për udhëheqjen amerikane për sanksionet anti-ruse dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën. Ne duhet të ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mbështetjen tuaj!” – shkroi Zelensky.

Të ngjashme