12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Tentativa e dytë për të vrarë Mikel Harizajn. Herën e parë vdiq aksidentalisht 27-vjeçari në Cërrik

Kur kanë kaluar 4 ditë nga atentati me eksploziv ndaj Mikel Harizajt, ku mbeti i plagosur dhe 26-vjeçari Serini Dumi, policia ende nuk ka ndonjë autorë të dyshuar. Gjendja e tyre shëndetësore sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën por ende ndodhen në spitali për shkak të dëmtimeve në gjymtyrë.

Grupi hetimor që ka kryer hetime dhe verifikime, dyshon se atentati ndaj Harizajt të jetë kryer për shkak të një borxhi të pashlyer. Hetuesit e lidhin atentatin e të premtes së shkuar edhe me ngjarjen e 30 Dhjetorit të vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një lënde eksplozive mbeti i vdekur në Cërrik Erion Rexhepi.

Policia dyshon se lënda plasëse ishte vendosur në këtë makinë tip “Mazda”, që përdorej nga një i afërm i Harizajt, por për shkak të rrugës në rikonstruksion, eksplozivi ra në tokë dhe më pas u gjet nga 27-vjeçari Rexhepi. Pas këtij momenti autorët sipas burimeve kanë vendosur sërish lëndën plasëse në makinën Mazda dhe e shpërthyen mëngjesin e të premtes në afërsi të rrethit të Selitës në kryeqytet.

Pak para këtij momenti Harizaj ndodhej në makinë, jo vetëm me 26-vjeçarin Dumi që mbeti i plagosur por edhe me një tjetër punonjës të biznesit të tij, i cili ka zbritur në zonën Astirit. Më pas Harizaj dhe Dumi kanë vijuar rrugën në Unazën e Re dhe janë kthyer tek rrethrrotullimi i Liqenit Artificial me drejtim për në Selitë.

Pas shpërthimit Dumi është përmendur dhe ka telefonuar bashkëshorten e Harizajt, të cilës i ka treguar për shpërthimin. 42-vjeçari Mikel Harizaj rezulton person me precedent penal. Ai është arrestuar në 2009 pasi tentoi të vrasë me granatë 3 persona pas sherrit në një lokal.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com