Tensione të forta! Presidenti i Ukrainës zbulon datën e sulmit të Rusisë ndaj vendit të tij

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë sa po vijnë e po bëhen më të forta. Të dy shtetet fqinje po bëhen gati për sulme ushtarake që mund të ndodhin nga momenti në moment.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një videoje, ka deklaruar se Rusia do të sulmojë vendin e tyre në datën 16 shkurt. Sipas tij, edhe pse Ukraina do paqe, është e përgatitur për gjithçka që mund të ndodhë dhe nuk do të dorëzohet kurrë.
“Ne do ta bëjmë atë ditë, ditë uniteti. Ata po përpiqen të na frikësojnë duke caktuar sërish një datë për fillimin e aksionit ushtarak. Ne jemi të trembur nga një luftë e madhe dhe caktimi edhe një herë i ditës së sulmit ushtarak. Kjo nuk është hera e parë. Por shteti ynë është më i fortë se kurrë. Ne përpiqemi për paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet përmes negociatave. Ne kemi aspiratë të madhe europiane. Ne duam lirinë dhe jemi gati të votojmë për të. 14 mijë ushtarë dhe civilë të vdekur në këtë luftë (që nga agresioni rus në territorin ukrainas që nga viti 2014) po na shikojnë nga qielli. Ne nuk do ta tradhtojmë kujtimin e tyre. Të gjithë duam të jetojmë të lumtur dhe lumturia i do të fortët. Ne kurrë nuk jemi dorëzuar dhe s’do ta mësojmë tani këtë. Duaji Ukrainën. Ne jemi në paqe. Ne jemi të fortë! Ne jemi bashkë”,-tha Zelenskiy.
