Tensione në Fier, mbështetësit e Bashës ‘përplasen’ me njerëzit e Berishës

Ka nisur takimi i kreut të PD Lulzim Basha me demokratët në Fier. Teksa mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha e pritën me protestë, pranë teatrit “Bylis” ku po zhvillohet takimi, kreu i PD është pritur me duartrokitje dhe ovacione nga mbështetësit e tij.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që ka shmangur një konflikt fizik mes të dy palëve, ndërkohë që protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara teatrit.
Kujtojmë se edhe në 8 janar Berisha u dha direktiva protestuesve, me qëllim që ata të sulmojnë selinë e Partisë Demokratike.