9.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Telashe për Myslim Murrizin, Policia e Shtetit e kallëzon në prokurori: Ja si fshehu mbi 500 mijë euro

Policia e Shtetit kallëzon në prokurorinë e Tiranës ish-deputetin e PD-së, Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzohet nga policia se ka fshehur të ardhura financiare duke kryer pastrim të produkteve të veprës penale.

Ish-deputeti Murrizi, sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së. Murrizi akuzohet nga policia për dhjetëra transaksione bankare të pajustifikuara që shkojnë në shifrën prej 515 mijë euro.

Ish-deputeti Murrizi, këto veprime i ka bërë me kompaninë “Murrizi 2009” dhe me individë të ndryshëm. Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara daton qysh prej vitit 2010 e në vijim.

Informacioni policor i është dërguar prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të mëtejshme. Sipas policisë, Murrizi është dënuar në 14 shtator 2006 me 3 vite burgim për akuzën e mitmarrjes, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com