Dy ditë pas protestës së 8 Janarit, të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike, mbështetës të ish- kryeministrit Berisha kanë shkuar në selinë blu, ku sërish janë përballur me dyert e kyçura.
Sipas të rinjve, Lulzim Basha trembet nga ta. Një tjetër prej të rinjve akuzoi Bashën se e ka kthyer PD në ‘çerdhe të krimit’, teksa shtoi se ata kanë punuar 8 vite që ai të bëhej Kryeministër.
Dy ditë më parë, pati përplasje të shumta mes protestuesve dhe mbështetësve të Lulzim Bashës të cilët nga zyrat e selisë hodhën gaz dhe sende të forta. Ndërkohë, selia e PD është në dorë të punonjësve të cilët po pastrojnë godinën nga gjithçka la pas protesta.