Nga Arben Duka
Qeveria plagë
Pa fund i dha jetës
Që të harrojmë videon
E Ilir Metës
Mos harroni Metën
Në atë batak
Se ai është shkaku
Që u derdh aq gjak
Qeveria bëri
Mbi popull kërdinë
Mos harroni Metën
Dhe hajdutërinë
Mos harroni Metën
Kurrë o shqiptarë
Se kryekusari
Na tha kokëpalarë
Si s’ka turp zorzopi
Si s’ka turp kusari
Robi më i ndotur
Dhe më i palari
Askush s’ia pranon
Atij harbutllëkun
S’ka sapun në botë
T’ia heqi pisllëkun
Sa herë ti hap syrin
Sa herë ti merr frymë
Mos harro Ilirin
Dhe hajdutërinë
Me kryekusarin
Populli ka haqe
Ndaj po u harrua
Kurrë s’do kemi paqe
Të gjithë politikën
Me të zezë e nxiu
Po nuk iku Meta
Nuk ikën Saliu
Pushteti me gjak
Na e mbyti jetën
Që të harrojmë krimin
Që të harrojmë Metën
Vetëm këtë gjë
S’na fal historia
Po harruam Metën
S’bëhet Shqipëria