Tan Brahimi braktis shtëpinë e Big Brother: Nuk ndihem rehat! Këtu kur pajton dikë, duket sikur u prish lojën

Me dëshirën e tij, Tan Brahimi ka lënë Big Brother.
Pasi i ka kërkuar disa herë produksionit të dalë, më në fund i është pranuar kërkesa.
“Nuk ndihem rehat nëse ju mjafton si arsye. Më duket se po rrij kot duke shtyrë ditët, prit se po me nominojnë sot, e prit se po me nominojnë nesër. Situata në shtëpi është mirë, por unë s’po përshtatem dot. Këtu kur pajton dikë, u prish lojën” – tha aktori i humorit mbrëmjen e së shtunës.
Ai shtoi se qendrimi në shtëpi i mbyllur nuk është në natyrën e tij.