Takimi Putin-Kim Jong Un, Ukraina dhe SHBA-të bëjnë lëvizjen e radhës, pritet vizita e Zelenskyt me Biden

Presidenti Joe Biden pritet të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shtoi zyrtari.
Kjo vizitë vjen si kundërpërgjigje nga takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Zelensky vizitoi për herë të fundit SHBA-në në dhjetor të vitit të kaluar për një samit me presidentin Biden. Në vizitën e tij, Zelensky tha se SHBA-ja dhe Ukraina janë ‘aleatë në vbetejë’ kundër Rusisë dhe se viti i ardhshëm do të jetë një pikë kthesë në pushtimin rus.

()