27/01/2023

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se ky është takimi i parë i tij me mbështetësit në Fier pas ngjarjes traumatike të 8 Janarit.

Ndaj sipas tij ka ardhur koha që Shqipëria të shohë drejt së ardhmes.

Duke u ndalur tek situata ekonomike në vend , kryedemokrati u shpreh se Shqipëria nuk është një vend i varfër, por i vjedhur.

“Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim i cili ka një rëndësi të veçantë dhe është domethënës sepse është takimi i parë që zhvillojmë pas një ngjarjeje traumatike për partinë, për demokratët dhe mbarë shqiptarët siç ishte ajo e 8 Janarit.

Nuk po flasim për një vend të varfër, të degdisur në stepat e ish-Bashkimit Sovjetik, por po flasim për një nga vendet më të bekuara nga zoti me pasuri, me natyrë, me njerëz punëtorë, me një racë të talentuar dhe plot virtyte. Ky vend nuk është i varfër, por i vjedhur. Ky shtet nuk është i korruptuar, por është i të korruptuarve. Për 30 vite ëndrra për një demokraci të vërtetë për një Shqipëri si Europa ku secili arrin të shpalosë dhe përfitojë nga vetitë e veta, nga puna e vet ka mbetur e parealizuar”, tha Basha.