15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Surpriza në takimin e liderëve të Ballkanit, kryeministrja serbe vjen e “paftuar” në Tiranë?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të marrë pjesë në një takim që do të zhvillohet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Fillimisht, Merkel është takuar me kryeministrin Rama dhe më pas i janë nisur Tirana Business Park aty ku do të zhvillohet takimi mes udhëheqësve.

Raportohet se në ambientet ku do të zhvillohet mbledhja ka pasur një surprizë pasi është shfaqur me delegacionin e saj edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç. Sipas raportimeve, delegacioni serb nuk ishte parashikuar në axhendë.

Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si kërkesë e kancelares gjermane apo nëse ka pasur një ndryshim në momentet e fundit në axhendë. Megjithatë, kujtojmë që një ditë më parë, Merkel zhvilloi vizitë në Serbi ku bisedoi për një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe njohja e Kosovës.

Ky është turi i fundit i Angela Merkel në Ballkan pasi nuk do të jetë më Kancelare e Gjermanisë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com