27/01/2023

Mediat britanike vijonin sot me detaje të zotërimeve te luksit të një prej bijave të presidentit rus Vladimir Putin duke treguar për apartamentin me aksesorë floriri që ajo raportohet se ka shfaqur më parë në rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara tregojnë ambjentet e brendshme luksi, të cilat vijnë në një kohë me rritjen e numri të viktimave në konfliktin e përgjakshëm në Ukrainë.

Pamjet raportohet se vinin nga grupi gjerman i pronave të patundshme Engel & Volkers që tregonin shtëpinë e 19-vjeçares Luiza Rozova, tashme te lire e gati per t’i dhene me qera.

Ekspertët thonë se dizenjatorët e saj kishin kënaqur më së miri “kotësinë” e kërkesave të pronares.

Prona konsiderohet si një prej “komplekseve më private në Shën Petersburg,” sipas një hetimi të BBC.

Shumë besojnë se është ndërtuar nga një kompani e lidhur me bankën ‘Rossiya Ban’, që konsiderohet si institucion i lidhur me rrethin e ngushtë të presidentit.

“Kompleksi në Berezovaya Alley, ku apartamenti është tashmë në reklamë për t’u dhënë me qera, rrethohet nga një hendek uji dhe dallohet nga arkitektura e tij klasike”.

Kati i parë ka dhomën e ndenies dhe një tarracë me pamje nga lumi Neva, kurse kati i dytë ka një dhomë gjumi dhe dhomë fëmije.

Në katin e tretë gjendet një bar dhe një kinema, si dhe një shezlong luksz me dataje floriri.

E përditshmja The Sun shkruan se zhvillimi vjen pasi Luiza Rozova, e njohur gjithashtu si Elizaveta Krivonogikh, ishte parë në fund të vitit duke luajtur si DJ në një bar të Moskës, teksa festonte ditëlindjen e saj të 18-të.

Bija e presidentit besohet e ka për nënë 45 vjeçaren Svetlana Krivonogikh, e cila zotëron një ambjent me “shfaqje erotike”, shkruan The Sun.

Svetlana besohet se kërkon ta japë me qira apartamentin për rreth 8000 dollarë në muaj.

Bija e saj studente është aktive në rrjetet sociale por kohët e fundit e ka kthyer në “private” llogarinë e saj pasi është ‘bombarduar’ me mesazhe zemërimi prej konfliktit të rëndë.