12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Sulmohet me armë autobusi me nxënës në Kosovë, raportohet për 3 të vrarë

Një autobus me nxënë shkolle ka rënë pre e një sulmi me armë në fshatin Gllogjan në komunën e Deçanit në Kosovë. Klan Kosova raporton se nga të shtënat me armë kanë mbetur të vdekur tre persona; dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Disa persona të tjerë që udhëtonin me autobus kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të ambulancës.

Sipas Policisë së Kosovës, autobusi ishte nisur nga Gjakova për në Deçan.

/a.r

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com