Sulmi në Ukrainë, Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare ditën e sotme pas sulmit rus në Ukrainë.
Njoftimi vjen nga zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:30.
“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30”, shkruan Blushi.