4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

“Spiderman” proteston kundër vaksinimit të detyrueshëm

Pasaporta e detyrueshme shëndetësore, e domosdoshme për hyrjen në shumë ambiente publike, ka ngjallur protesta kudo në Francë.

Demonstrata të shumta ka patur në vend, por një mënyrë e pazakontë e të protestuarit kundër saj ka tërhequr vëmendjen e mediave. Kështu katër alpinistë dhe i ashtuquajturi “Spiderman” janë ngjitur në kullën e biznesit La Défense në Paris për të protestuar kundër pasaportës shëndetësore.

“Është një ngjitje kundër pasaportës shëndetësore, e cila i bezdis të gjithë. Ky është një sulm ndaj lirive themelore të njeriut, kjo pasaportë është një turp”, u shpreh Spiderman-i francez.

Emri i vërtetë i tij është Alain Robert. Për 60-vjeçarin kjo është përpjekja e 11-të për t’u ngjitur në kullën e lartë prej 187 metra.

Robert është bërë i famshëm në të gjithë botën pasi ka ngjitur më shumë se njëqind rrokaqiej dhe monumente të tjera urbane me duart e tij zakonisht pa u mbrojtur. Në Mars 2020, ai u ngjit në majë të Kullës Agbar në Barcelonë për të protestuar kundër “frikës” të shkaktuar nga COVID-19.

Një pasaportë COVID, që dëshmon se personi  është vaksinuar, rezulton negativ ose është shëruar kohët e fundit nga virusi është e domosdoshme kudo në Francë për të patur qasje në bare, restorante, muze, ngjarje kulturore, apo edhe për transportin publik.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com