20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Spanjë, kapen 12 shqiptarë në një anije që transportonte gaz nga porti i Bilbaos

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 12 persona me kombësi shqiptare. Ata u kapën në një anije që transportonte gaz nga porti i Bilbaos. Destinacioni përfundimtar ishte porti i Glasgoë, në Skoci.

Dy prej tyre u zbuluan në det të hapur, ndërsa të tjerët ishin fshehur në anije.

Grupi i Kufijve Detarë të Policisë Kombëtare, në Bilbao, zhvilloi një operacion më 15 shtator kundër klandestinëve që synojnë të mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Agjentët zbuluan një kamp të përbërë nga disa tenda të vendosura nën njërën prej urave të hyrjes në portin e Bilbaos, në të cilin ishin strehuar 7 shqiptarë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com