8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Spanja fiton ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”

Nëse Shqipëria kishte përballë një nga skuadrat më të dobëta në botë, Kosova u ndesh me Spanjën, një nga skuadrat më të mira në glob.

Gjithsesi, ashtu siç pritej, Kosova luajti pa frikë dhe megjithëse u mund me shifrat 0-2, tregoi se është një skuadër që luan futboll dhe nuk ka frikë askënd.

Spanjollët siç pritej kishin topin në zotërim dhe gjetën e golin në minutën e 32-të me yllin e West Ham, Pablo Fornals. Edhe në pjesën e mbetur Spanja e diktoi lojën, por Kosova u shfaq në disa raste e rrezikshme në portën e Unai Simon.

Në minutën e 88 Kosova e pëson sërish, me Ferran Torres autor të golit dhe Spanja merr tre pikët, aq të nevojshme në këtë sfidë mjaft të vështirë, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Luis Enrique.

Spanja kryeson me 15 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Kosova renditet e katërta me 4 pikë pas 5 sfidash.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com