• 31/03/2023

SPAK nuk lejon Edvin Priftin të japë mësim në auditore

 SPAK nuk lejon Edvin Priftin të japë mësim në auditore

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsioni në Apel ka lënë në fuqi vendimin për Edvin Priftin për të mos marrë pjesë në auditore si profesor. Prifti aktualisht është me detyrim paraqitje, ndërsa po hetohet për korrupsion pasi doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë kesh në zyrë e shtëpi.

Vetë mjeku Edvin Prifti ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek, por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.

Të ngjashme