SPAK lëshon urdhër arresti për Vangjush Dakon

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka firmosur urdhërarrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime për TiranaWeb. Sipas tyre personat në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
TiranaWeb shkruan se në total bëhet fjalë për 10 urdhërarreste që janë firmosur nga gjykata dhe janë masa sigurimi arrest me burg. Më shumë detaje për këto ndalime pritet që të kemi në vijim.
