20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Soreca takohet me Tabakun: Integrimi, prioritet kombëtar dhe ndërpartiak

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, është takuar këtë të hënë me kryetaren e Komisionit për Integrimin Europian, Jorida Tabaku.

Soreca është shprehur se integrimi i Shqipërisë është prioritet kombëtar e ndërpartiak dhe të gjitha palët duhet të punojnë së bashku në interes të qytetarëve shqiptarë.

“U takova sot me kryetaren e Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tabaku. E urova për emërimin dhe përshëndeta rikthimin e opozitës në parlament. Integrimi i Shqipërisë është një prioritet kombëtar, ndërpartiak në të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të qytetarëve shqiptare. Integrimi europian duhet që të qëndrojë lart në axhendën e qeverisë dhe parlamentit. Bashkimi Europian do të vazhdojë që të mbështesë punën e komisionit, pasi luan një rol të rëndësishme në monitorimin e punës së qeverisë në reformat e BE”, shprehet Soreca.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com