SONDAZHI/ Rama “thyen” Berishën e Metën në Devoll, qytetarët rikonfirmojnë kandidatin socialist

Bashkia e Devollit konsiderohet si një prej zonave më delikate elektorale që jo pak herë surprizon me rezultatet zgjedhore.
Sipas sondazheve të kryera në kuadër të garës së 14 majit, duket se më favoriti për të fituar mbetet kryebashkiaku aktual Eduard Duro që garon me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli.
Siç mund të shihet e ilustruar në tabelë, Duro ka mundur të mbledhë 51 % të mbështetjes së votuesve, Hajdërlli 31%, 7% nuk e kanë vendosur ende, 4% nuk janë përgjigjur, ndërsa 6% nuk kanë shfaqur asnjë interes për të votuar në këto zgjedhje.
Pyetjes ‘Kë do të votoni në zgjedhjet e 14 majit për kryetar Bashkie?’, qytetarët e Bashkisë Devoll i përgjigjen kështu:
-Eduard Duro – 52%
-Elvis Hajdërlli – 31%
-Nuk e kam vendosur – 7%
-Nuk do të votoj – 6%
-Nuk përgjigjet – 4%

Këto rezultate janë kalkuluar në bazë të anketës së “European Election Polls” ku bazohen në një kampion prej 973 qytetarë të Devollit të moshës mbi 18 vjeç.
Nëse analizojmë përfundimet e këtij sondazhi paraprak, deri më tani rezulton se mazhoranca ka mbajtur kuotat elektorale ngjashmërisht me ato të prillit 2021.
Por gjithashtu vlen të theksohet se ndryshe nga Duro, kandidati i opozitës hyn në këtë garë më i disavantazhuar dhe kjo për shkak të konflikteve të brendshme të Partisë Demokratike që mesa duket kanë dhënë efektin e vet apo edhe papëlqyeshmëria e koalicionit me Ilir Metën.
Ndërkohë, pabarazia tjetër në këtë garë mbetet fakti se opozita refuzoi të bëhet pjesë e zgjedhjeve të qershorit 2019, duke e fuqizuar mazhorancën e cila dominon të gjithë strukturat e pushtetit vendor.
Megjithatë, deri në zgjedhjet e 14 majit mbetet akoma edhe shumë kohë që kandidatët të rikuperojnë mbështetjen ose ta humbasin atë.
-Eduard Duro garon si pjesë e Partisë Socialiste të udhëhqeur nga Edi Rama.
-Elvis Hajdërlli garon si pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, ish presidenti Ilir Meta, kreu i PBDNJ Vangjel Dule si dhe kreu i PDK Nard Ndoka.
Fushata sapo ka filluar dhe kampet politike duhet të jenë çdo ditë në teren për të bindur qytetarët e Devollit me platformat e tyre.