Gazetari dhe moderatori Sokol Balla do të rikthehet në televizionin Top Channel.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Balla ka postuar një foto të godinës së Top Channel, ndërsa bashkëngjitur shkruan “Sot në 1 mars 2022 futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti Top Channel”.
Kujtojmë këtu se në Top Channel, emisioni politik është ai i Open, që moderohet nga Eni Vasili, e cila pritet që të largohet nga ky ekran.