Sokol Balla kërkon të rikthehet në ekran me emisionin e tij politik, nuk i japin emrin e mëparshëm

 Sokol Balla kërkon të rikthehet në ekran me emisionin e tij politik, nuk i japin emrin e mëparshëm

Gazetari Sokol Balla është rikthyer në Top Channel si drejtor informacioni dhe së shpejti pritet të nisë emisionin e tij politik.

Mësohet se ka kërkuar që emisioni i tij politik të quhet Top Story dhe jo Real Story siç e ka pasur vitet e fundit.

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Top Story ka qenë një emision politik që u drejtua fillimisht nga Sokol Balla, por me largimin e tij nga Top Channel në 2018, Top Story u kthye në një emision dokumentar, i llojit investigativ.

Mbetet për tu parë nëse do të vijë me emër tjetër apo do ia dalë që të rikthejë Top Story si më parë.

Të ngjashme