5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“S’mjafton t’i takosh 30 minuta”/ Braçe kritika Ramës për fermerët: Futu në “lëkurën” e tyre dhe…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ripërsëritu edhe njëherë shqetësimin se fermerët janë lënë pas dore nga paketa e re fiskale. Në një intervistë, në Report Tv, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij braktisi fermerët duke jua zeruar kompensimin bujqve dhe ndërkohë u rriti shpenzimet për prodhimin e tyre.

Duke u ndalur në takimin e Ramës me fermerët , Braçe tha se nuk mjafton të rrish 30 minuta me bujqit por të futesh në lëkurën e tyre për të kuptuar se çfarë heqin dhe të respektohet puna e tyre.

“Nuk mjafton tu japësh dorën atyre njerëzve apo tu rris 30 minuta, por duhet të futesh në lëkurën e tyre dhe të kuptosh se çfarë heqin dhe të kuptosh se sa para ata marrin për të jetuar. Duhet respektuar edhe ajo qindarkë që ata harxhojnë, tha Braçe.

Më 25 nëntor Rama u takua me fermerët e Lushnjes të cilët po protestonin pra Kuvendit ku po zhvillohej seanca plenare kundër paketës fiskale 2022. Pas takimit Rama tha se qeveria thotë se këto para që shpenzoheshin përmes kompensimit do të shkojnë përsëri në duart e fermerëve, nëpërmjet një tjetër skeme.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com