01/02/2023

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, shprehet se kadastra e Durrësit vetë nuk ishte në një ndërtesë të vetën, ishte në një qendër private. Pra njerëzit duhet të hynin dhe të dilnin nga korridori i biznesit.

“U hoq nga Durrësi e gjithë drejtoria dhe u soll në Tiranë. Në këtë moment, filluan të dilnin çështje ashtu si “sëmundja e Vlorës”. Por me një risi, në Vlorë nuk kishte pasur regjistër, ndërsa në Durrës ngaqë kishte regjistër u grisën.

Pasi çuam disa raste në prokurori, erdhi një moment që thamë “STOP” gjithçka. U ngrit një grup pune nga drejtoria e Durrësit që bëri një investar lidhur me këto regjistra.

Ai raport u bë me qëllim që të mësonim se çfarë problemesh kemi. Pas gjithë kësaj zhurme ai punonjësi i arkivit, jo ti por edhe Edi Rama t’i afrohej nuk do e lejonte. Durrësit kishte nga 1063 reagjistra, vetëm 152 dilnin pa dëmtime. Edhe tek ata që kanë mbetur, janë grisur faqe. 43 faqe janë të zëvendësuara.

Kjo dallohet nga ngjyra. Regjistri i Gjirit të Lalëzit, i grisur, është i hapur komplet, është nga më ekstremët. Pra aty është një grumbull fletash pa lidhje” – tha ai.